Futboll

Video/ Interi shkërmoq Romën dhe merr kryesimin, asnjë minutë për Kumbullën

Gazeta Si – Sfida me Romën rezultoi shumë më e thjeshtë nga sa mund të mendohej për Interin, që ka fituar 3-1. Me këtë fitore zikaltrit kanë marrë edhe vendin e parë në Serinë A, me 72 pikë, duke parakaluar Milanin.

Goli i parë për Interin mban firmën e holandezit Dumfris. Më pas ishte radha e kroatit Brozoviç, i kaloi gjithë mbrojtjen e Romës dhe e dërgoi topin në rrjetë me një goditje potente. Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, Lautaro Martinez e çoi rezultatin në 3-0, duke e mbyllur ndeshjen.

Mkhitarian shënoi golin e nderit për Romën në këtë ndeshje 5 minuta para fundit. Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, nuk luajti asnjë minutë ndaj Interit. Edhe këtë herë ai nuk u preferua nga trajneri Mourinjo, i cili ka hequr dorë nga mbrojtësi shqiptar.

Për kuqezinjtë që luajnë në Serinë A vlen të përmendet goli i Rei Manajt me penallti në ndeshjen Torino Specia, 2-1. Sulmuesi realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij në kohën shtesë, por që vlen vetëm për statistika. Mungoi dueli i Manajt me Berishën, pasi portieri qëndroi në stol në këtë ndeshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë