Futboll

Video/ Interi humb bonusin e vendit të parë, gafa e portierit në Bolonja ndihmon Milanin

Gazeta Si – Interi është mundur 2-1 në ndeshjen e prapambetur me Bolonjën dhe mbetet sërish 2 pikë pas Milanit kryesues. Në “Dall’Ara”, Arnautoviç iu përgjigj avantazhit të Perisiçit, në fund vendosi një gafë e rëndë e portierit Radu, që sot zëvendësoi Handanoviçin.

Interi ka humbur kështu shansin e artë për të marrë kryesimin e Serisë A, duke parakaluar Milanin. Ndeshja e shtyrë nga java e 20-të u fitua nga Bolonja dhe tani, 4 javë para fundit të kampionatit, zikaltrit janë -2 pikë nga kuqezinjtë në garën e fortë të titullit kampion.

Skuadra e Simone Inzagit e nisi shumë mirë këtë ndeshje, duke kaluar në avantazh pas 3 minutash me një eurogol të Ivan Perisiç. Arnautoviç barazoi për Bolonjën me një gjuajtje me kokë në zonë. Dhe në fund Sansone shënoi golin e fitores për vendësit, pas një gafe shumë të rëndë të Radu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë