Futboll

Video/ Interi europian nuk bind ende, asnjë gol dhe 1 pikë në dy ndeshje

Një traversë e Barelës dhe pastaj shumë vuajtje për Interin. Në fund skuadra e Inzagit është ndalur nga një super Piatov në Kiev, ku ka barazuar 0-0 me Shakhtarin dhe ka marrë pikën e parë në grup. Interi europian ende nuk po zhbllokohet dhe ende nuk po bind.

Kampionët e Italisë nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 kundër Shakhtar Donjetskut në ndeshjen e dytë të Grupit D në Ligën e Kampionëve. Zikaltrit e kanë shtyrë përsëri takimin me fitoren e parë europiane të sezonit.

Interi bëri një pjesë të parë të mirë, duke goditur edhe traversën me Barelën, kurse në pjesën e dytë vuajtën qarkullimin e mirë të topit nga ukrainasit. Në minutat e fundit ishte portieri Piatov që shpëtoi skuadrën e tij në rastet e Korreas dhe de Vrij. Të dyja skuadrat kanë nga një pikë në grup.

Shakhtar-Inter 0-0
Shakhtari (4-1-4-1): Pjatov; Dodo, Marlon, Matvienko, Ismaili (Kristov); Stepanenko; Pedrinjo, Maikon, Alan Patrik (Marlos), Solomon (Mudrik); Traore. Trajner: De Zerbi
Interi (3-5-2): Handanoviç; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Vesino (Galiardini), Brozoviç (Çalhanoglu), Barela, Dimarko (Perisiç); Xheko (Korrea), Martinez (Sançez). Trajner: Inzagi

Liga e Kampionëve, ndeshjet e sotme
Ora 18:45
Ajaks-Beshiktash 2-0
Shakhtar D.-Inter 0-0
Ora 21:00
Milan-Atletiko M.
Borusia D.-Sporting
Porto-Liverpul
PSG-Mançester Siti
Lajpcig-Bryzh
Real Madrid-Sherif Tiraspol


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë