Futboll

VIDEO/ Inter ngec me Romën, Lazio e Napoli fitojnë në transfertë, debutim horror për Rrahmanin

Nuk pati fitues në sfidën mes Romës e Inter, që përfundoi me një 2-2, ku askush nuk mbeti i kënaqur. Verdhekuqtë zhbllokuan rezultatin në të 17′ me një goditje tokazi të Pellegrinit, por fillimi impresionues i pjesës së dytë nga zikaltrit përmbysi situatën falë golave të Skriniar (56′) e Hakimi (63′). Tre minuta nga e 90′ një goditje me kokë e Mancinit fiksoi përfundimisht rezultatin në barazim. Fonseca dështon të arrijë vendin e dytë, Conte zbret në – 3 nga kreu, që mbahet nga Milan.

https://streamable.com/odbgxj

Fitore në transferta për Lazion dhe Napolin, teksa feston edhe Hellas Verona, që mposhti 2-1 në shtëpi Crotonen. Kalinic dhe Dimarco shënuan në pjesën e parë, teksa miqve nuk u shërbeu goli i Messias në pjesën e dytë. Bardhekaltrit triumfuan 0-2 në fushën e Parmës, duke arritur suksesin e dytë radhazi në kampionat.

https://streamable.com/6ykj8d

Tre pikë siguroi edhe Napoli pas suksesit 1-2 në fushën e Udineses. Lorenzo Insigne zhbllokoi ndeshjen pas çerek ore lojë. Kapiteni ktheu në gol një penallti, por avantazhi i ekipit të Gattusos zgjati vetëm 12 minuta. Gafë e pafalshme e Amir Rrahmani në debutimin e tij në Serinë A si titullar me Napolin, i cili pasoi gabimisht prapa topin për tek portieri Meret por Lasagna i zgjuar kuptoi idenë dhe realizoi golin e barazimit 1-1. Disa gabime të vazhdueshme më pas nga kapiteni i Kosovës detyruan Gattuson ta zëvendësonte në pjesën e dytë.  Ndeshja po shkonte drejt barazimit, por Tiemoue Bakayoko gjeti rrjetën në minutën e fundit dhe i dhuroi tre pikë tepër të rëndësishme Napolit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë