Futboll

Video/ Inaugurohet ‘Kukës Arena’, tifozë e politikanë mbushin stadiumin e ri

Gazeta Si – Një mbrëmje e pazakontë për qytetin verilindor të Kukësit. Futbolli ka mbledhur gjithë qytetin në inaugurimin e stadiumit të ri, ku sigurisht nuk munguan personalitetet nga fusha të ndryshe, përveç sportit.

I pranishëm në festën e inaugurimit të “Kukës Arenas”, një investim i qeverisë dhe FSHF-së, ishte kryeministri i vendit Edi Rama, ministrja Evis Kushi dhe përfaqësues të tjerë të politikës. Nuk mungonte kreu i FSHF-së, Armand Duka, si dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Inaugurimi ishte organizuar në formën e një spektakli, me këngëtarë dhe valltarë. Të ftuar nga ana e presidentit Safet Gjici ishin të gjithë ata që kanë kontribuuar për Kukësin këto vite, ish-trajnerë dhe ish-lojtarë të këtij ekipi. Shqipërisë i është shtuar tashmë edhe një impiant modern futbolli, që mund të presë edhe ndeshje ndërkombëtare.

Ndeshja Kukësi-Laçi ka përfunduar 0-0. Ekipi i trajnerit Longo nuk ka mundur t’i kënaqë tifozët e shumtë me një fitore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë