Futboll

Video/ Ibrahimoviç shmang humbjen e Milanit, plas sherri në fund të ndeshjes

Një gol i Zllatan Ibrahimoviç ka shpëtuar Milanin në fushën e Udinezes, ku ka barazuar 1-1 për javën e 17-të të Serisë A. Sulmuesi veteran ngriu buzëqeshjen e friulanëve me një veprim akrobatik dhe i dha Milanit një pikë, por kuqezinjtë, në kuotën e 39 pikëve, mund të kalohen nga Interi, nëse fiton me Kaljarin.

Skuadra e Piolit nuk mundi të linte pas pasojat e eliminimit nga Liga e Kampionëve pak ditë më parë. Në Udine shënuan vendësit të parët me Beton, pas një gabimi në mbrojtje të Milanit. Paraqitja e shëmtuar e Milanit u shpëtua nga goli i Ibrahimoviçit në kohën shtesë.

Pas sekonda më pas plasi edhe një sherr mes futbollistëve në fushë, pasi portieri Maingnan u përplas me një lojtar të Udinezes.

Të njëjtin rezultat, 1-1, arriti edhe Juventusi në fushën e Venecias. Goli i Moratës nuk mjaftoi për skuadrën e Alegrit, që ndalet në kampionat pas dy fitoreve radhazi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë