Futboll

Video/ Ibra ‘’mposht’’ Napolin, mban Milanin në krye dhe dëmtohet

Milani mposhti Napolin në “San Paolo” me rezultatin 1-3, duke u rikthyer të rezultatet pozitive pas barazimit në shtëpi ndaj Veronës, falë një Zlatan Ibrahimovic të jashtëzakonshëm, që firmosi dygolëshin vendimtar që bëri të pavlerë golin e Mertens, para trisit të Hauge në kohën shtesë. Milan kërkonte të ruajë kreun e Serie A në transfertën me Napolin dhe i besoi misionin Zlatan Ibrahimovic. Pa Piolin në pankinë, suedezi ishte më shumë se i rëndësishëm për kuqezinjtë dhe 39 vjeçari nuk ngurroi të merrte përsipër përgjegjësitë.

Golin e vetëm për të besuarit e Gatuzos e realizoi Mertens në minutën e 63-të. Vendasit luajtën për afro 30 minuta me 10 lojtarë, pasi Bakayoko u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 65-të. Në sfidën e radhës kuqezinjtë do të presin Fiorentinës, ndërsa Napoli do të luajë përsëri në shtëpi ndaj Romës.

Milan është tashmë në krye të renditjes, i vetëm, por shqetësimi më i madh i kuqezinjve është kondicioni fizik i Ibras, që në fund të ndeshjes pësoi një dëmtim muskulor, për të cilin do të mësohet më shumë pas qartësimeve mjekësore.

https://streamable.com/iyzmel

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë