Interi luajti si i barabartë ndaj Liverpulit në Milano, krijoi volum dhe raste për shënim, por pa mundur ta gjejë rrugën e rrjetës. Pa fat Çalhanoglu në pjesën e parë, kur goditi traversën. Në çerekorëshin e fundit të ndeshjes, Liverpuli tregoi ‘dhëmbët’, duke realizuar dy herë dhe duke i hapur rrugën kualifikimit.
Me këtë humbje 0-2 janë komplikuar së tepërmi llogaritë europiane të zikaltërve. Ndeshja e parë e 1/8-at në Ligën e Kampionëve nuk shkoi ashtu si duhej për skuadrën e Inzagit, që luajti mirë, por i mungoi rezultati. Interi ishte afër golit në minutën e 16-të, kur Çalhanoglu u ndal nga traversa.
Skuadra e trajnerit Jurgen Klop kaloi në avantazh në momentin e presionit më të madh të Interit. Firmino zhbllokoi shifrat me kokë në minutën e 75-të, ndërsa goli i dytë i anglezëve mban firmën e Mohamed Salah.
Në ndeshjen tjetër, Bajerni i Mynihut i shpëtoi turpërimit nga Salcburgu, duke barazuar në minutën e parafundit me francezin Koman. Austriakët shënuan të parët në pjesën e parë me anë të Adamu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




