Euro 2020

Video/ Holanda fluturon me Depai-Uijnaldum, Austria i dhuron vetes Italinë

Një gol i sulmuesit Memfis Depai dhe një dopietë e kapitenit Xhorxhino Uijnaldum kanë certifikuar vendin e parë për Holandën në Grupin C. “Tulipanët” nuk kanë falur asgjë dhe e kanë fituar bindshëm edhe ndeshjen e tretë, ndërsa për Maqedoninë e Veriut ishte një Europian zhgënjyes, i mbyllur në kuotën e 0 pikëve. Goran Pandev, sulmuesi veteran, i ka dhënë lamtumirën kombëtares pas kësaj ndeshjeje.

Në “Amsterdam Arena”, Holanda e kualifikuar që pas ndeshjes së dytë si e para e Grupit C, fitoi 3-0 ndaj Maqedonisë së Veriut. Depai realizoi golin e parë pas 24 minutash lojë, në pjesën e dytë mendoi kapiteni Uijnaldum për ta çuar rezultatin në 3-0. Janë dy gola historikë për të, pasi kalon në klasifikimin e shënuesve holandezë një legjendë si Marko Van Basten. Holanda do të luajë në 1/8-at në Budapest të dielën e 27 qershorit.


Maqedoni e Veriut-Holandë 0-3

Maqedonia e Veriut (4-2-3-1): Dimitrievski, Ristovski, Velkovski, Musliu, Alioski, Bardhi (Stojanovski), Ademi (Nikolov), Triçkovski (Çurlinov), Elmas, Trajkovski (Hasani), Pandev (Kostadinov). Trajner: Angelovski
Holanda (3-5-2): Stekelenburg, de Ligt, de Vrij (Timber), Blind, Dumfris (Berghuis), Gravenbersh, F.De Jong (Gakpo), Uijnaldum, van Anholt, Malen (Promes), Depai (Veghorst). Trajner: de Boer
Arbitër: Kovacs (Rumani)
Shënues: Depai 24’, Uijnaldum 51’, 57’

Austria ka mundur 1-0 Ukrainën, duke i marrë vendin e dytë në grup, kështu që është ajo kundërshtarja e Italisë në fazën e 1/8-ve të Euro 2020. Në Bukuresht, Alaba me shokë i janë falur golit të Baumgartner në pjesën e parë, kur lojtari austriak u tregua më i shkathët se Zabarnij. Arnautoviç humbi një rast të mirë për të dyfishuar, ndërsa për Ukrainën ishte një ditë shumë e keqe. Skuadra e Shevçenkos e mbylli e treta në grupin C, me 3 pikë, dhe shpreson të peshkohet mes të tretave më të mira.

Ukrainë-Austri 0-1
Ukraina (4-3-3): Bushçan, Karavaev, Zabarnij, Matvijenko, Mikolenko (Besedin), Malinovskij (Tsigankov), Sidorçuk, Zinçenko, Jarmolenko, Jaremçuk , Shaparenko (Marlos). Trajner: Shevçenko
Austria (4-3-2-1): Bashman, Lainer, Hinterreger, Dragoviç, Alaba, Laimer (Ilsanker), X.Shlager, Grlilitsh, Baumgartner (Shopf), Sabitzer, Arnautoviç (Kalajxhiç). Trajner: Foda Arbitër: Çakır (Turqi)
Shënues: Baumgartner 21’


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë