Kampioni në fuqi i botës, Ljuis Hemilton, ka zhvilluar një nga garat më të bukura të sezonit në Brazil dhe ka fituar me meritë të plotë, duke rihapur kështu garën e titullit. “Mbreti i zi” e nisi këtë garë nga rreshti i 5-të. Rivalit të tij, Maks Vershtapen, nuk i mbeti gjë tjetër veçse t’i përulej anglezit.
Me një parakalim për manual në xhiron e 59-të të garës, Hemilton ka arritur të fitojë Çmimin e Madh të Brazilit, duke kaluar finishin para Vershtapenit, që dy xhiro më parë u mbrojt me një manovër në limit, por më pas nuk i doli ta ruante kryesimin.
CLASSIFICATION: BRAZIL
— Formula 1 (@F1) November 14, 2021
Confirmation of a famous win for @LewisHamilton, after an incredible performance all weekend in Sao Paulo 🏆#BrazilGP 🇧🇷 #F1 pic.twitter.com/fw86fo2wRD
Tashmë diferenca me Vershtapen dhe Hemilton është shkurtuar në 14 pikë. Në pistën që 13 vjet më parë i ka dhuruar titullin e parë, Hemilton ka regjistruar një fitore për në kornizë, një nga më të bukurat në mënyrë absolute nga 101 fitore që koleksionon kampioni nga Stevënejxh.
Valteri Botas, i cili u nis i pari në San Paolo, ka kompletuar podin me vendin e tretë, kurse Serxhio Perez e mbylli garën në vend të katërt, para dy makinave Ferrari të Leklerk dhe Sainz.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




