Portugalia shënoi katër gola në ndeshjen vendimtare për kalimin e grupit ndaj Gjermanisë, por ata nuk mjaftuan as për t’i dhënë barazimin ndaj gjermanëve, që vetë shënuan vetëm dy.
Ndeshja e luajtur në Mynih ishte më e pazakonta që ka prodhuar deri në këtë fazë ky europian. Gjermanët hynin në fushë me objektivin e vetëm fitoren, pasi çdo rezultat tjetër u rrezikonte avancimin për një fazë më tutje.
Por, një gol i Ronaldos në minutën e 15-të tronditi skuadrën e Lëv. Portugezët shfrytëzuan më së miri një kundërsulm të shpejtë me Jotan dhe Ronaldon, që e kishte të lehtë të shtynte në rrjetë një top me portën bosh.
Gjermania shtoi presionin në kërkim të golit të barazimit dhe në harkun e pesë minutave mori jo vetëm barazimin, por edhe avantazhin falë dhuratës bujare portugeze. Në minutën e 35 ishte Diaz që shtyn në rrjetën e tij një top të goditur nga Gosens dhe në minutën e 39 Guerreiro një top të Kimish.
Pjesa e parë mbyllet 1-2 për Gjermaninë, megjithëse vetë gjermanët nuk shënuan asnjëherë.
Në të dytën Havertz shënon golin e tretë dhe Gosens pas tij vulos ndeshjen. Portugezët reaguan me Jotan në pak minuta më vonë, ndërsa rezultati 2-4 nuk ndryshoi deri në fund të ndeshjes.
Me këtë fitore, Gjermania merr tri pikët e para në europian dhe e ka vetë në dorë kualifikimin në ndeshjen e fundit ndaj Hungarisë, ndërsa Franca dhe Portugalia përplasen me njëra-tjetrën. Grupi kryesohet nga Franca me 4 pikë, ndjekur më pas nga Gjermania me 3 dhe Portugalia po me tre pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.