Kastrioti ka triumfuar kundër Kukësit me rezultatin 0-1 dhe tashmë shkëputet me 12 pikë nga zona e ftohtë. Verilindorët u ndalën pas tre fitoreve radhazi dhe nuk ndjekin dot skuadrat që po luftojnë për titullin dhe kupat e Europës. Skuadra e Mirel Josës për më tepër është mundur pikërisht në Shkodër, që ndoshta shkëputiet përfundimisht nga grupi i fundit të tabelës, ndërsa frenojnë çdo ambicie që u kishte lindur verilindorëve.
Ishte sulmuesi brazilian De Silva, ai që i dhuroi 3 pikë të arta krutanëve, me golin e realizuar në minutat shtesë të pjesë së parë. Vlen të theksohet fakti se prej minutës së 73-të, Kastrioti luajti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Shkallës. Me këtë fitore, skuadra e Ndreut u ngjit në kuotën e 24 pikëve, 2 më pak se verilindorët dhe Tirana që mbajnë vendin e 5-të dhe 6-të.
Megjithatë, skuadra e Mirel Josës nuk gjeti dot golin dhe nuk shmangu dot humbjen. Ky ishte suksesi i dytë ndaj Kukësit në këtë sezon për Kastriotin. Krutanët triumfuan me rezultatin 1-0 edhe në sfidën e fazës së parë të zhvilluar më 19 dhjetor 2020, falë golit të Patrik Bardhit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.