Kombetarja

Video/ Goli me ‘telekomandë’ i Asanit, UEFA e kandidon për më të bukurin e eliminatoreve

Gazeta Si – Një ekzekutim perfekt, asnjë shans për portierin kundërshtar. Jasir Asani realizoi një nga golat më të bukur të eliminatoreve të fundit të Euro 2024 dhe UEFA nuk ka asnjë dyshim për këtë.

Goli me ‘telekomandë’ i sulmuesit anësor të Shqipërisë është përzgjedhur nga UEFA mes 4 golave që kandidojnë për më të bukurin e këtyre eliminatoreve. Asani rivalizon me Bernardo Silvën e Portugalisë, Elmas të Portugalisë dhe një nga lojtarët e Armenisë. Goli më i bukur zgjidhet nga votat e tifozëve në faqen zyrtare të UEFA-s.

Jasir Asani gjeti golin e parë me fanellën kuqezi në ndeshjen e dytë me Kombëtaren shqiptare si titullar. Ai është një nga gjetjet e trajnerit Silvinjo, pasi më parë nuk është marrë në konsideratë nga trajnerët e tjerë. Jo më kot vrapoi ta ndante gëzimin e golit me trajnerin brazilian.

Sulmuesi që luan në Kore zhbllokoi shifrat në fillim të pjesës së dytë, duke larguar presionin nga skuadra, që kërkonte fitoren me çdo kusht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë