Futboll

Video/ Goli me shishe në dorë bën xhiron e botës, sulmuesi: S’dija ku ta hidhja

Një episod mjaft interesant ka ndodhur gjatë ndeshjes Xhenoa-Verona, që përfundoi në barazim, 3-3. Vëmendjen e ka marrë goli i tretë i Xhenoas, i shënuar nga sulmuesi Matia Destro, i cili mbante në dorë në ato momente një shishe uji.

Destro me shishe ne dore. Gazeta Si, 26 shtator 2021

Pamjet e këtij goli kanë bërë xhiron e botës, pasi të gjithë janë bërë kuriozë pse sulmuesi italian e mbante atë shishe në fushë. Edhe mënyra e realizimit të golit ishte shumë e bukur, ai kaloi një mbrojtës dhe mposhti portierin kundërshtar me një parabël.

“Goli me shishe në dorë? Kisha kontraktime dhe isha shumë i lodhur, nuk dija ku ta hidhja shishen dhe e mbajta në dorë”, – ka thënë Destro pas ndeshjes. Ai shëoi dy gola në atë ndeshje, duke i dhënë një pikë skuadrës së tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë