Festa në “San Siro” është e gjitha zikaltër. Interi fiton Superkupën e Italisë në frymën e fundit, falë një goli të Aleksis Sannçez në minutën e 120-të. Ishte një fitore me përmbysje për skuadrën e Simone Inzagit, pasi Juventusi shënoi i pari me amerikanin MekKeni pas 25 minutash lojë.
Avantazhi i të besuarve të Alegrit zgjati vetëm 10 minuta, Lautaro Martinez barazoi me penallti. Interi pretendoi për një tjetër penallti më parë, pas kontaktit mes Kielinit dhe Barelës, një moment që nuk u pa në VAR, duke nervozuar trajnerin Inzagi.
Në pjesën e dytë Dumfris ishte pa fat, teksa goditi shtyllën. Ndeshja shkoi me shtesë dhe kur dukej se penalltitë ishin të paevitueshme, sulmuesi Aleksi Sançez shënoi golin e fitores për Interin, që fiton kështu trofeun e parë të vitit 2022.
Inter-Juventus 2-1
Interi (3-5-2): Handanoviç, Shkriniar, De Vrij, Bastoni, Dumfris (Darmian), Barela (Vidal), Brozoviç, Çalhanoglu, Perisiç (Dimarko), Xheko (Korrea), Lautaro Martinez (Sançez). Trajner: Inzagi
Juventusi (4-4-2): Perin, De Shilio, Rugani, Kielini, Aleks Sandro, MekKeni, Lokateli (Bentankur), Rabiot, Bernardeski, Kulusevski (Dibala), Morata (Kean). Trajner: Alegri
Arbitër: Doveri
Shënues: MekKeni 25’, Lautaro Martinez 35’ (penallti), Sançez 120’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




