Ana e errët

Video/ Goditet banda e ‘Fonsit’ në Itali, kush janë 4 ‘skifterët’ shqiptarë që zbrisnin me litarë nga çatitë

Gazeta Si – Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për grabitjen e katër banesave në provinca të ndryshme të Milanos.

Sipas mediave italiane, 4 shqiptarët nga mosha 22 deri në 37 vjeç, kacavirreshin nëpër muret e banesave, hynin në dhoma përmes ballkonit dhe kryenin vjedhjet e tyre spektakolare.

Hetimet kanë nisur me identifikimin e njërës prej makinave të grabitura në një nga banesat.

Mes përndjekjes, kamerave të sigurisë dhe përgjimeve telefonike e mjedisore, hetuesit  kanë rikonstruktuar skemën e bandës dhe katër vjedhjet në banesat e kryera javën e kaluar.

Një nga të arrestuarit, me nofkën “Fonsi”, i dyshuarsi kreu i bandës, ishte në pritje të një mase sigurie nga Prokuroria e Monzës për një tentativë vrasjeje gjatë një grabitjeje në korrik 2021.

Emrat dhe nofkat

“Shiko se mos ndoshta janë të zinjtë (policët)”. Është ky momenti që precipiton kohët e hetimit.

Brenda njërës prej makinave të tyre, bateria e hajdutëve akrobatikë pëson një defekt.

Agjentët e policisë marrin menjëherë masa dhe ndalojnë katër shqiptarët, ku në pranga kanë përfunduar: 27-vjeçari Alfons “Fonsi” Cani; 28-vjeçari Arnold “Noldi” Gjoka; 36-vjeçari Aleksandër “Leksi” Senaj dhe 21-vjeçari Klevis “Klevi” Kola.

“Skifterët” shqiptarë, kryenin vjedhje në Rodano dhe në një apartament në Niguarda (një i pesti u arrestua për mbajtjen e 70 gram hashash).

Përgjimet, 4 sulme në dy ditë

Ata akuzohen për (të paktën) katër vjedhje të shtëpive në ditët e fundit. Inspektimet e tyre ishin të përditshme: “E dyta dhe e parafundit janë me dyer të mbyllura, por dritaret e banjës janë të hapura”. “E parafundit është nëna ime!”.

Dhe sulmet vazhduan me të njëjtin ritëm: bastisjet e deritanishme të ndara midis Milanos, zonës së brendshme dhe Brianza-s – zhvillohen në dy netë, më 22 dhe 23 qershor.

Ata e arritën qëllimin duke u ngjitur në ballkone, ose duke zbritur nga çatia me litarë: “Tek e fundit duhet të ngjitesh në çati dhe pastaj të zbresësh”, thotë një nga grupi i përgjuar ng autoritetet italiane.

Në një nga vjedhjet, shqyen një dritare, hynë për të plaçkitur (në një rast kur pronari ishte duke fjetur) dhe u zhdukën me makinë me shpejtësi të madhe.

Nëse do të ishte nevojshme, shqiptarët mund të shkulin kasafortën nga muri ose ta hapin me gur freksibël.

Çfarë merrnin nga vilat? Plaçkë, para, ora, bizhuteri, pa harruar të merrnin me vete veshjet dhe mjetet e vjedhjes.

Makinë dhe armë për bastisjet

Në video shihet se si njëri nga shqiptarët, nga brenda banesës hedh nga dritarja objektet e vjedhura, ndërsa 2 të tjerë presin poshtë për t’i kapur.

Me vrap i çojnë drejt makinës në të cilën me sa duket i priste shqiptari i katërt. Pasi pronari  brenda shtëpisë del, vrapojnë drejt makinës dhe zhduken.

Në bordin e makinës së përdorur në bastisje, ata kishin edhe një pistoletë me kalibër 7.65.

Ndërkohë, 27-vjeçari “Fonsi”, ishte në pritje të një mase sigurie nga Prokuroria e Monzës për një vrasje të mbetur në tentativë: një vit më parë ai  kishte goditur ndaj një personi gjatë një tentative grabitjeje.

rshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë