Futboll

Video/ Gjest i turpshëm i trajnerit Ndreu, godet me shkelm lojtarin kundërshtar

Fundi i ndeshjes Skënderbeu-Kastrioti, e mbyllur me fitoren 2-1 të ekipit korçar, ka servirur pamje të turpshme për ata që ndjekin futbollin shqiptar. Trajneri ekipit mik, Ramazan Ndreu, ka goditur me shkelm lojtarin e Skënderbeut, Leonit Vitija.

Pamjet e transmetuara nga “Supersport” tregojnë se si trajneri i krutanëve, sapo sinjalizohet përfundimi i ndeshjes, shkon i pashqetësuar në mesin e fushës dhe godet me shkelm Vitijën e Skënderbeut.

E turpshme që një trajner profesionist, që drejton në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar dhe që njëkohësisht duhet të jetë edhe një mësues i mirë, të ushtrojë dhunë fizike ndaj një futbollisti. Ajo që bën përshtypje lidhet me faktin se sa indiferentë janë si forcat e sigurisë në stadium, ashtu edhe arbitrat e ndeshjes.

Me siguri rasti i trajnerit Ramazan Ndreu do të shihet nga Komisioni i Disiplinës në FSHF dhe dënimi duhet të jetë shembullor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë