Gazeta Si – Një incident i frikshëm për Mik Shumaker ka ndodhur sot gjatë kualifikueseve të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite. Piloti gjerman është përplasur dhunshëm me murin mes kthesave 11 dhe 12 e pastaj me barrierat.
Në atë moment, piloti i Has ishte me shpejtësi mbi 250 km/h. Fatale në dinamikën e incidentit ishte prekja e bordurës, që ngriti makinën VF-22, duke dalë jashtë kontrollit.
Shumi jr mbeti në makinë i palëvizshëm për disa momente, por ishte ndërhyrja e mjekëve që bëri të largohej paniku, duke dhënë lajmin se piloti ishte koshient.
We’ve heard that Mick is conscious, out of the car and currently on his way to the medical centre. #HaasF1 #SaudiArabianGP #Quali
— Haas F1 Team (@HaasF1Team) March 26, 2022
Skuderia Has, nëpërmjet një postimi në Tuiter, ka bërë me dije se Mik Shumaker është jashtë rrezikut. “Kemi folur me Mik dhe ai është i ndërgjegjshëm. Ka dalë nga makina dhe po shkon në qendrën mjekësore”, – ishte postimi i parë i Has.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




