Futboll

Video/ Franca e bën rrugë, himnin e Shqipërisë e vendos për Finlandën

Futbollistet e Finlandës mbetën të shtangura para ndeshjes me Francën. Teksa bëheshin gati për të dëgjuar himnin e tyre, ato kanë dëgjuar himnin e …Shqipërisë. Ato janë habitur, por e kanë kaluar këtë situatë me të qeshura.

Nuk është hera e parë që Franca ngatërron himnet. Kujtojmë që një ngatërresë e tillë është bërë edhe para ndeshjes Francë-Shqipëri në vitin 2019, në kualifikueset e Europianit, kur në vend të himnit të Shqipërisë u vendos ai i Andorrës. Në atë kohë francezët, duke nisur nga presidenti Makron, kërkuan ndjesë. UEFA i vendosi gjobë Francës për organizim të gabuar.

Tani situata përsëritet në futbollin e femrave, me lojtaret e Finlandës dhe tifozët në stadium që kanë dëgjuar himnin e Shqipërisë, e cila nuk kishte fare të bënte me këtë ndeshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë