Gazeta Si – Prej tre ditësh, FNSH ka mësyrë në Krujë për një kontroll masiv për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Janë 10 grupe të forcave speciale që po kontrollojnë në 250 sera, 56 shtëpi të braktisura dhe tunele.
Deri tani janë sekuestruar 40 kubikë të kultivuar me kanabis në tunele, territor i pyllëzuar, sipërfaqe publike dhe shtetërore.
Kontrolle të imtësishme janë ushtuar në ambiente të ndryshme, që përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave.
Gjatë kontrolleve në fshatin Fushë Thumanë, në territor publik janë gjetur në një serë, 400 kubikë të kultivuar me fidanë kanabis sativa.
Policia njoftoi se ato u asgjësuan gjatë operacionit, ndërsa një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Megjithatë, siç njoftohet nuk ka psur persona të ndaluar apo të shoqëruar në komisariat.
Kontrollet masive kanë nisur prej disa javësh dhe do të shtrihen në të gjithë zonat me risk.
Në këto operacione janë përfshirë edhe forcat operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




