Barcelona dhe Bayern Munchen janë dy ekipet e fundit që sigurojnë kualifikimin në çerekfinalet e Champions League. Katalanasit kanë mposhtur 3-1 Napoli-n në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League dhe është kualifikuar në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-2, pasi ndeshja e parë është mbyllur në barazim 1-1. Lenglet në minutën e 10-të ka zhbllokuar ndeshjen dhe Messi ka dyfishuar avantazhin. Napoli është bërë edhe skuadra e 35-të ndaj së cilës argjentinasi ka shënuar në Champions League, dy më shumë se ndjekësi i tij më i afërt Cristiano Ronaldo.
Barcelona nuk u ndal dhe në minutën 46-të shënoi edhe golin e tretë. Messi i rrëmbeu topin Koulibaly që shkaktoi penallti. Cakir pasi u konsultua me VAR vendosi të akordojë penalltinë, ndërsa nga pika e bardhë Suarez shënoi golin e tretë. Goli i parë që uruguaiani ka shënuar me penallti në karrierën e tij në një ndeshje të Champions League.

Napoli u mundua të reagojë në fundin e pjesë së parë dhe e bën me një tjetër penallti që i dha mundësinë Insigne të shënojë. Sulmuesi i Napolit është bërë lojtari i parë italian që ka arritur të shënojë të paktën një gol në Bernabeu kundër Real Madrid dhe një në Camp Nou kundër Barcelona-s në historinë e Champions League.

Në ndeshjen e fundit, Bayern Munich ka eliminuar Chelsea-n me rezultatin e përgjithshëm 7-1, pas fitores 4-1 të marrë mbrëmjen e sotme kundër londinezëve në Allianz Arena, ndërsa sfida e parë e luajtur në Londër u mbyll 0-3 në favor të gjermanëve. Robert Lewandowski, Perisic dhe Toliso ishin arkitektët e kësaj fitore të madhe.
Polaku ishte autor i dy golave, ndërsa dha edhe dy asistet për golat e tjerë. Tammy Abraham shkurtoi diferencën në fundin e pjesës së parë, gol që në fund vlejti vetëm sa për statistikë.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



