Kombetarja

VIDEO/ Festë kuqezi. Duka: Krenar për këtë kombëtare

“Fitore e madhe, që erdhi në çastin e duhur. Sot djemtë kuqezinj na dhuruan emocione, sakrifice, kualitet, gola dhe mbi të gjitha për ngjitjen një grup më lart në UEFA Nations League. Një objektiv i realizuar. Ndjehem krenar për kombëtaren dhe stafin e saj. Krenar për arritjet e futbollit shqiptar. Historia vazhdon…”

https://streamable.com/k60g5w

Triumfi i dytë në tre ditë për kombëtaren dhe një sukses që i ka gëzuar tifozët e shumtë kuqezi. Armand Duka, presidenti i FSHF-së, menjëherë pas suksesit 3-2 ndaj Bjellorusisë, ka reaguar në rrjetet sociale, teksa gjithashtu ai shkoi të takonte kuqezinjtë në dhomat e zhveshjes.

Shqipëria mposhti 3-2 Bjellorusinë ditën e sotme (Cikalleshi 2x, Manaj) dhe ia doli të mbyllte në vend të parë grupin 3 të Ligës C në Nations League, duke siguruar ngjitjen në Ligën B.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë