Futboll

Video/ Eurogol i Cikalleshit, sulmuesi kuqezi realizon ndaj Trabzansporit në Turqi

Pas paraqitjes mbresëlënëse të Brojës ndaj Mançester Junajtid, ishte radha e Sokol Cikalleshit të linte shenjën e tij në futbollin europian. Sulmuesi i Kombëtares ka realizuar sot një eurogol në kampionatin turk.

Me një kthesë të bukur, futbollisti kavajas e çoi topin në rrjetën e portës së Trabzansporit, që më parë kishte shënuar dy herë me Viskën dhe e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 2-1.

Cikalleshi u aktivizua si zëvendësues, ai u fut në fushë në minutën e 64-t dhe 7 minuta para fundit shënoi golin e nderit për Koniasportin. Për sulmuesin kuqezi ishte goli i 6-të në këtë kampionat.

Si zëvendësues u aktivizua edhe futbollisti tjetër i Kombëtares, Endri Çekiçi, i cili nuk mundi të linte gjurmë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë