Bota

Video / Erdogan sëmuret gjatë intervistës: Një shqetësim i vogël pas punës intensive

Gazeta Si – “Një shqetësim i vogël për shkak të punës intensive”. Kështu e ka përshkruar presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan problemin shëndetësor, teksa po intervistohej drejtpërdrejt në Ulke TV dhe Kanal.

Në video, shihet gazetari që bën një pyetje dhe pret, dëgjohen disa murmuritje në sfond dhe më pas transmetohet reklama.

Më pas Erdogan u kthye para kamerave, me fytyrë të lodhur dhe sy të përlotur, duke shpjeguar se kishte vuajtur nga një “grip i rëndë intestinal” dhe se ishte i lodhur për shkak të angazhimeve të shumta lidhur me fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale të planifikuara në Turqi në datën. 14 maj.

Pasi iu përgjigj disa pyetjeve të tjera, dukshëm i lodhur, transmetimi u ndërpre. Sot presidenti turk, i cili po përballet me fushatën më të vështirë elektorale të karrierës së tij të gjatë, deklaroi se “do të pushojë me këshillën e mjekëve të tij”. Në vend të tij, nënkryetari Fuat Oktay do të zhvillojë tubimet e planifikuara në tre qytete turke.

Aleanca e Kombit, e përbërë nga gjashtë parti, e cila mbështet Kemal Kiliçdaroglu, një ish-burokrat 74-vjeçar që po kryeson në sondazhe, sfidon “sulltanin”, siç quhet Erdogan.

Sëmundja, natyrisht, ka shkaktuar një vorbull thashethemesh që janë përhapur në Tëitter.

Nuk është videoja e parë në të cilën lideri turk duket i ëmurë, por është gjithashtu e vërtetë se për shëndetin e tij është folur që kur ishte kryeministër në vitin 2012.

Në atë kohë, një operacion në zorrë kishte shkaktuar një mori lajmesh të rreme. Një fushatë intensive elektorale si ajo që po përjeton lideri turk do të vinte këdo në provë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë