Ka ndodhur

Video/ Emigrantët shpërthejnë derën e furgonit në mes të Pogradecit, polici nuk i mban dot

Dhjetëra emigrantë të paligjshëm që po transportoheshin në një furgon, i kanë ikur kontrollit të policisë që i kishte rrethuar më herët.

Ata janë shpërndarë në rrugët në mes të qytetit të Pogradecit, edhe pse një punonjës policie tentoi t’i mbajë, madje duke tentuar të nxjerrë nga brezi edhe armën e shërbimit.

Disa prej tyre, mes të cilëve edhe një grua shtatzanë, u kapën sërish nga policia. Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Gazetasi.al, një efektiv tentoi t’i mbajë emigrantët brenda mjetit të ndaluar, por ata e hapën me forcë derën e furgonit dhe vërshuan nëpër qytet.

Brenda disa minutash, klandestinët u kapën nga policia në një ‘fast food’. Ndërkohë është identifikuar edhe drejtuesi i furgonit dhe po punohet për kapjen e tij.

Në dy ditët e fundit, në Korçë dhe Pogradec janë kapur mbi 100 klandestinë të paligjshëm. Qëllimi i tyre është të kalojnë tranzit përmes Shqipërisë drejt vendeve të Bashkimit Europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë