Futboll

VIDEO/ “Efekti Ibra” nuk mjafton, Kumbulla befason Milanin

Milan është ndaluar për herë të parë këtë sezon në një barazim 3-3 në ‘San Siro’ ndaj Romës. Pas 4 fitoresh rresht në Seria A, kuqezinjve nuk i kanë mjaftuar janë ndalur nga mbrojtësi shqiptar, Kumbulla.

Kuqezinjtë shënuan në portën e Romës pas tre minutash lojë me të zakonshmin Zlatan Ibrahimovic, i cili i shpëtoi mbrojtjes së skuadrës mike dhe nuk ka falur para porte. Milanit nuk i ka zgjatur shumë avantazhi, pasi ekipi verdhekuq ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 14′ me Dzekon, pas një dalje skandaloze e portierit Tatarusano. Pjesa e parë e supersfidës u mbyll 1-1.

Vendasit kaluan sërish në avantazh, 2 minuta pasi u kthye në fushë, ashtu si një pjesën e parë, por këtë herë autori i golit ishte Saelemaekers. Roma barazoi rezultatin ndaj Milanit në minutën e 71′. Pedro fitoi penallti me shumë zgjuarsi pas një tjetër pasigurie të portierit të Milanit. Veretout e mori përsipër gjuajtjen nga pika e bardhë e 11 metrave dhe nuk gaboi për 2-2.

Ekipi i “Djallit” fitoi një penallti të dyshimtë me Calhanoglu, pas një ndërhyrjeje të Mancinit në zonë. Ibra e mori përsipër të gjuante dhe nuk gaboi përballë portierit. Atëherë kur u duk se Milani po shkonte drejt fitores së radhës, Marash Kumbulla shfaqet si goleador. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, pas golit të shënuar në Europa League kundër Young Boys, në minutën e 54-t realizon në portën e kuqezinjve duke barazuar shifrat.

https://streamable.com/b7a1xd

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë