E pabesueshme ajo që ndodhi në Torino: një gol i Gaich i dhuron fitoren 1-0 Beneventos në fushën e një Juventus që u nis për të tentuar rikuperimin e ndërkohë përfundoi ti jepte lamtumirën virtuale ëndrrës për rikonfirmimin kampion. Pirlo nuk arriti të gjente zgjidhjen e duhur, Ronaldo ishte gjatë i përgjumur dhe u zgjua vetëm në fund, por portieri Montipò priti gjithcka të pritshme, duke i dhuruar tre pikët Inzaghit.
Futbolli di të jetë i pamëshirshëm, di të dënojë një gabim e të kryqëzojë një lojtar që për një orë kishte bërë mirë, në mos më shumë. Arthur në një situatë të qetë në zonën e mbrojtjes, e pason topin në qendër sikur të mos ketë luajtur kurrë futboll. Gaich përfitoi dhe mposhti Szczesny me një goditje perfekte. Fitore befasuese por jo krejtësisht e pamerituar.
Lazio ia doli të merrte maksimumin në transfertë kundër Udineses. Adam Marusic shënoi golin e fitores për bardhekaltrit në pjesën e parë. Vedat Muriqi e filloi sfidën si titullar, por u zëvendësua në minutën e 66-të. Sampdoria siguroi tre pikët falë rrjetës së Antonio Candrevës. Më parë, Atalanta kishte siguruar tre pikët pas suksesit 0-2 përballë Hellas Veronës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




