Ngjarje

Video/ Dy shqiptarë ekzekutohen në mes të një lokali në Greqi, dyshohet për larje hesapesh

Gazeta Si - Dy shqiptarë, Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Organja, 44 vjeç u ekzekutuan mbrëmjen e të dielës në Athinë të Greqisë në një kafene në lagjen Nea Smyrni.

Çerçizaj mori dy plumba në kokë dhe vdiq në vend, ndërsa Armando Organja u godit me dy plumba, një në gjoks dhe një në bark. Edhe pse atij iu dha ndihmë mjekësore, nuk mundi të mbijetojë.

E plagosur la mbetur dhe një 31-vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën dhe që nuk kishte lidhje me viktimat.

Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e dielës në Greqi, duket se e ka zanafillën për një larje hesapesh.

Në zonë janë gjetur disa gëzhoja të kalibrit 9 mm, ndërsa mësohet se viktimat kanë pasur precedentë të mëparshëm penal.

Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet e këtij atentati mafioz. Siç shihet në video, autori ishte i maskuar me maskë anti-Covid dhe kapuç të zi.

Ai u afrua në tavolinën ku ndodheshin personat në fjalë dhe hapi zjarr. Më pas u largua me shpejtësi.

Forca të shumta të policisë greke kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 22:00, kur autori i maskuar hapi zjarr ndaj dy klientëve me origjinë shqiptare, ku ndodheshin jo pak persona, që sipas dëshmitarëve okularë vlerësohet të jetë më shumë se 100-150 persona rreth vendit të vrasjes – duke shkaktuar në panik.

Autoritetet vlerësojnë se objektivi kryesor ka qenë 41-vjeçari i vrarë në vend. Të dy viktimat janë të njohur për autoritetet greke. 41-vjeçari është me precedentë penalë për drogë, armë dhe grabitje. Ndërsa sa i përket shqiptarit tjetër, mediat shkruajnë se ai kishte angazhuar autoritetet për rastet e drogës.

Sipas të dhënave, ekzekutimi ka ndodhur brenda 4 sekondave. Sulmuesi ka qëlluar gjithsej 7 herë. Autori rezulton të jetë një profesionist, pasi mënyra se si e ka kryer ekzekutimin ka qenë e saktë dhe e shënjestruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë