Kosova

Video/ Dy qytetarë të Mitrovicës sulmohen fizikisht nga grupet serbe

Policia e Kosovës ka thënë se dy kosovarë janë sulmuar teksa kanë qëndruar në hyrje të sheshit në Mitrovicën e Veriut më 1 qershor. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor, pasi që kanë pësuar lëndime trupore.

“Në Mitrovicë të Veriut janë sulmuar dy qytetarë meshkuj kosovarë, të cilët kanë qenë duke qëndruar në hyrje të sheshit në Mitrovicë të Veriut. Viktimat janë sulmuar nga një grup kriminelësh të cilët kanë qenë të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se njësitet policore “njësitet policore kanë intervenuar menjëherë për të parandaluar sulmin, përderisa personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit”.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili shkroi në Twitter se sulmi u krye nga “milicia fashiste e orkestruar dhe drejtuar nga Beogradi”

“Ky akt dhune dhe huliganizmi duhet të dënohet ashpër. Ato nuk do ta cenojnë rendin ligjor dhe kushtetues në Republikën tonë”, shkroi Sveçla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë