Gazeta Si – Tifozët e Liverpulit dhe Mançester Junajtid janë bashkuar për të mbështetur futbollistin portugez në këtë moment të vështirë. Ai humbi një nga binjakët dy ditë më parë.
Moment prekës në “Anfield”, në minutën e 7-të të ndeshjes: dy tifozëritë rivale u bashkuan në një duartrokitje prekëse për Kristiano Ronaldon. Portugezi mungoi në këtë ndeshje, pas dramës së vdekjes së njërit prej binjakëve që Xheorxhina po sillte në jetë.
Në shkallët e stadiumit u këndua edhe kënga himn e tifozëve të Liverpulit, “You’ll never walk alone”. Një moment vërtet prekës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




