Ka ndodhur

Video / Drogë, armë dhe municion luftarak, arrestohen 3 të rinj në Kamëz

Gazeta Si – Tre të rinj janë arrestuar në Kamëz. pasi shpërndanin në grup dhe shisnin lëndë narkotike. Në kuadër të operacionit “Combination”, u arrestuan  Kledi Avdiaj, Luan Çupi, Marjan Nikolli. Policia tha se u sekuestruan 3 kg e 200 gramë kanabis, një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ata e siguronin lëndën narkotike nga shtetasi Marjan Nikolli dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Kamzës.

Gjatë kontrollit në banesën e Nikollit, shërbimet e Policisë gjetën 3 kg e 100 gramë kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Lënda narkotike, arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë