Futboll

Video/ Dopio Korrea, Interi likuidon Udinezen në ndeshjen e drekës

Interi ka mundur 2-0 Udinezen në ndeshjen e drekës dhe është ngjitur në kuotën e 24 pikëve në klasifikim, duke konsoliduar vendin e tretë dhe duket ruajtur distancën e 4 pikëve me kreun për momentin. Skuadra e Simone Inzagit dominoi në “San Siro”, por arriti ta zhbllokonte rezultatin në pjesën e dytë.

Kur kishte kaluar një orë nga ndeshja, Korrea realizoi golin e parë me një iniciativë personale, duke u futur në zonë nga e majta dhe më pas duke gjuajtur saktë. Pas 8 minutash argjentinasi dyfishoi, duke regjistruar kështu dopietën e dytë me fanellën e Interit. Ishte fitorja e dytë radhazi për Interin, pas asaj me Empolin në transfertë.

Në anën tjetër, vazhdon “agjërimi” për Udinezen e trajnerit Goti, që nuk arrin të fitojë prej më shumë se një muaji e gjysmë në kampionat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë