Ka ndodhur

Video/ Dhërmi, dy të rinj nga Kosova shisnin droga të forta për turistët

Gazeta Si – Një sasi dozash të konsiderueshme drogash të ndryshme u janë kapur në Dhërmi dy të rinjve nga Kosova, të cilët i shisnin tek turistët.

Policia thotë se në pranga kanë rënë T.T. 31 vjeç dhe E.K. 25 vjeç, të dy banues në Prishtinë.

Gjatë kontrollit në automjetin e tyre tip “Toyota” dhe në dhomën ku po qëndronin, dy të rinjve iu gjetën 87 doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, 522 tableta të dyshuara ekstazi, rreth 80 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 19 doza me kërpudha haluçinogjene, lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate dhe në formë boçeje, 2 aparate celulare, një peshore elektronike dhe një sasi parash (eurosh dhe lekë) e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Dy të arrestuarit u shisnin lëndë narkotike personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në zonën e Dhërmiut, kryesisht në lokalet e natës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë