Drejtësia

Video/ Derë e re e blinduar në selinë e PD. Prokuroria kërkon arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për të arrestuarit e protestës së 8 janarit

Prokuroria e Tiranës kërkon lirimin nga burgu të 34 personave të arrestuar për protestën e 8 janarit te selia e Partisë Demokratike. Për pesë prej tyre, organi i akuzës kërkon masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe për të tjerët “detyrim paraqitje”.

Në fakt, të arrestuarit në protestën e dhunshme të zhvilluar të shtunën te godina e Partisë Demokratike, pritet të dalin të mërkurën (12 janar) para gjykatës për t’u njohur me masat e sigurisë.

Sipas informacioneve paraprake, seanca gjyqësore do të nisë në orën 10:00 në Gjykatën Penale të Tiranës. Për 29 nga 34 të arrestuarit, prokuroria kërkon masën “detyrim paraqitje”, ndërsa për 5 të tjerët, “arrest në shtëpi”.

Në mesin e të arrestuarve mësohet se ka edhe shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Për këta shtetas, Prokuroria ka kërkuar burg, pasi akuzohen për përfshirje në tubime të paligjshme në një vend të huaj.

Ndërkohë nën hetim janë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, pasi akuzohet për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme” dhe Flamur Noka, deputeti tjetër nën hetim për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. 

Personat e arrestuar që dalin nesër në seancë:

Shaban Halili, Gentjan Lamnica, Agron Gjura 36 vjeç, Xhevahir Georgiev 32 vjeç, Alban Zaimi 46 vjeç, Arkimed Lushaj 35 vjeç, Hajredin Gjura 41 vjeç, Denis Luku 43 vjeç, Valdrin Dervishaj 33 vjeç, Arben Dervishaj 37 vjeç, Orges Dervishaj 20 vjeç, Qendrim Dervishaj 26 vjeç, Arben Dervishaj 39 vjeç, Selman Krasniqi 42 vjeç, Albano Sotolaj 32 vjeç, Ber Begeja 38 vjeç, Duleman Marku 51 vjeç, Mirash Rrathtori 48 vjeç, Emiliano Çekini 30 vjeç, Gjon Pepaj 37 vjeç, Klavdo Çekini 36 vjeç, Armando Çardaku 29 vjeç, Agustin Pali 28 vjeç , Oltion Zenelaj 39 vjeç, Albi Peti 28 vjeç, Arian Mezini 41 vjeç, Ardian Myrto 37 vjeç, Ylli Gosturani 46 vjeç , Armando Alldervishi 36 vjeç, Vendim Demaj 48 vjeç, Afrim Deda 46 vjeç, Sokol Ndreu 52 vjeç, Orian Meta 34 vjeç dhe  Stivi Luku 23 vjeç.

Personat nën hetim

Gazment Bardhi, Flamur Noka, Resul Fidani, Jurgen Rexhepi, Dritan Konda, Arif Bicprendi, Ergys Hoxha, Irel Elezi, Azem Çira, Dori Alikaj, Aleks Marku, Argjend Ferati, Ismail Ferati, Senad Gucija, Julzim Kokomani, Zyber Kokomani, Armand Lekgegaj dhe  Gjok Nikolli.

Vendoset derë e re e blinduar

Ndërkohë, dyert e selisë së partisë më të madhe opozitare në vend, janë blinduar sërish. Këtë të martë, kanë nisur punimet për të vendosur derën e re të blinduar në hyrjen anësore të selisë, e cila u shkatërrua dhe u thye nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha në protestën e 8 janarit.

Kjo edhe për faktin se Sali Berisha paralajmëroi se protestat në selinë blu do të vijojnë me të gjitha mjetet deri në marrjen e godinës së PD.

Në protestën e 8 janarit u desh ndërhyrja e policisë për të shpërndarë protestuesit, pasi godina e PD deklaroi se po rrezikohej jeta e demokratëve dhe deputetëve brenda selisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë