Politike

Video / Deklarata polemizuese e Olta Xhaçkës për të ‘ardhurit nga mali’

Kuvendi hodhi poshtë të enjten kërkesën e opozitës për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese. Ish-ministrja ishte e ftuar në emisionin Top Story  ku foli për mandatin dhe për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi.

Në një moment të intervistës, ish-ministrja Xhaçka, (që dikur e shihnim ulur këmbëkryq me elektoratin dibran për të fituar mandatin e deputetes), përcolli një shprehje diskriminuese.

Duke folur për investimin e bashkëshortit të saj në Dhërmi për të cilin si çështje pronësie ka një hetim të hapur edhe në SPAK, Xhaçka u përgjigj:   “Lidhja e kontratës për përdorimin e plazhit është përkundrejt tarifës, është e përvitshme si gjithë subjektet e tjera, ke vetëm prioritet për të mos ardhur dikush nga mali dhe të të vërë çadrën në plazh”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë