Një cunami goditi të shtunën më 15 janar kryeqytetin e Mbretërisë së Tongës, Nuku’alofa, në Polinezi pas shpërthimit të vullkanit Hunga-Tonga-Hunga-Ha’apai.
Situata në arkipelagun e Paqësorit Jugor, i cili shtrihet në gjysmë të rrugës midis Zelandës së Re dhe Hawait, u përshkrua si “e paqëndrueshme” nga një gazetar lokal që foli për faqen e Zelandës së Re, “1News”.
Mary Fonua, e cila punon në Nuku’alofa, foli për “një seri shpërthimesh të mëdha, 65 km larg” dhe mbërritjen e valëve të cunamit rreth 15 minuta më vonë.
Stay safe everyone 🇹🇴 pic.twitter.com/OhrrxJmXAW
— Dr Faka’iloatonga Taumoefolau (@sakakimoana) January 15, 2022
Kesha Kolovatu, një Tongane, që tani jeton në Zelandën e Re, thotë se “shpërthimi ishte shumë afër ishullit kryesor: familja ime nuk është më në gjendje të lidhet me internetin, mund të ketë një ndërprerje. Nuk mund të komunikoj më me ta, nuk e di se çfarë po ndodh. Qielli ishte tashmë shumë i errët rreth orës 18:00 dhe copa shkëmbi po binin”.
Në orën 15.30, në Nuku’alofa dallga ishte rreth 1.2 metra. Për momentin, asnjë paralajmërim për cunami nuk është lëshuar për Australinë.
Mannnn my heart hurts for my people rn 😭🇹🇴🙏🏽 pic.twitter.com/QjzW5f1uAy
— Aki🌴🇹🇴 (@ahkee_fifita) January 15, 2022
Shpërthimi i shkaktuar nga vullkani u ndje edhe në Fixhi, Samoa dhe Zelandën e Re, ku u dha paralajmërimi për cunami.
Në Zelandën e Re, Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave pret “rryma të pazakonta dhe valë të paparashikueshme”.
It is literally dark in parts of Tonga and people are rushing to safety following the eruption. 🇹🇴 pic.twitter.com/7NoP0y9GCo
— Jese Tuisinu (@JTuisinu) January 15, 2022
Ai i orëve të fundit nuk ka qenë një episod i izoluar: vullkani nënujor Hunga-Tonga-Hunga-Ha’apai, filloi të shpërthejë në dhjetor. Të premten ai hodhi hi, avull dhe gaz deri në 20 km në ajër.
Në Twitter, janë publikuar videot e para të katastrofës, për të cilën ende nuk është e mundur të vlerësohen përmasat. Nuk dihet nëse ka të lënduar apo viktima.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.