Futboll

Video/ Cikalleshi merr për dore Koniasporin, gol spektakolar nga sulmuesi kuqezi

Gazeta Si – Sokol Cikalleshi shënon një gol spektakolar në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares ka rrëmbyer skenën dhe është bërë protagonist me gol ndaj Gëztepe, duke marrë për dore skuadrën e tij, Koniaspor.

Vetëm pas 6 minutash lojë, Cikalleshi ka realizuar golin e parë me një veprim të bukur teknik. Kavajasi shmangu bukur mbrojtësit kundërshtarë dhe mposhti edhe portierin me një diagonale të saktë, duke ia kaluar topin në mes të këmbëve. Një imitim i rastit që humbi në miqësoren me Gjeorgjinë, ku sulmuesi nuk pati fatin të shënonte.

Në minutën e 28-të Koniasporti dyyfishoi shifrat dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0, ndërsa kundërshtari mbeti me 10 vetë, duke e bërë kështu edhe më të lehtë punën për Koniasporin, ekipin e Cikalleshit dhe Çekiçit, i cili gjithashtu luan titullar në këtë ndeshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë