Bota

Video / CIA kërkon të rekrutojë spiunë rusë të zhgënjyer nga Putini

Gazeta Si – CIA është në kërkim të spiunëve rusë, duke shtuar përpjekjet e saj për t’i bërë qytetarët vendas të zbulojnë sekretet e vendit të tyre.

Kjo është arsyeja pse inteligjenca amerikane ka vendosi të publikojë një video në Telegram që synon të gjithë njerëzit e zhgënjyer nga presidenti i tyre Vladimir Putin.

Pamjet më pas u postuan edhe në internet në platforma të tjera si YouTube, Tëitter, Instagram dhe Facebook.

Videoja sugjeron që rusët mund të veprojnë për të përmirësuar çështjet, duke i ofruar inteligjencë CIA-s dhe duke qëndruar patriotë njëkohësisht.

Videoja sugjeron që qytetarët rusë të përdorin shfletuesin “Tor” për të hyrë në “ëeb-in e errët” dhe mjetet e enkriptimit të komunikimit.

“CIA dëshiron të dijë të vërtetën për Rusinë dhe ne po kërkojmë njerëz të besueshëm që mund të na thonë këtë të vërtetë”, – shpjegoi agjencia në videon e saj.

“Informacioni juaj mund të jetë më i vlefshëm nga sa mendoni.” Agjencia amerikane tha se shpreson të lidhet me njerëzit që punojnë në fushat e inteligjencës, diplomacisë, shkencës dhe teknologjisë dhe se ajo është e interesuar për të gjitha llojet e inteligjencës, duke përfshirë atë politike dhe ekonomike.

Agjencia amerikane ka përdorur rrjetet sociale në të kaluarën, por tani po fokusohet veçanërisht në Telegram, i cili konsiderohet mënyra kryesore për rusët për të mësuar se çfarë po ndodh në vendin e tyre dhe rreth botës, shpjegoi një zyrtar i CIA-s.

Agjencia shpreson që duke treguar mënyra të thjeshta për të nxjerrë informacione në “rrjetin e errët”, ajo mund të bindë njerëzit hezitues të ndërmarrin hapa të tillë.

“Qëllimi ynë është t’u ofrojmë atyre mjetet më të sigurta të mundshme për të kontaktuar me ne”, – tha zyrtari në kushte anonimiteti.

SHBA nuk po përpiqet të provokojë një kryengritje ose ndryshim regjimi në Moskë, por shpreson që disa rusë të shohin një mënyrë për të ndihmuar vendin e tyre të ecë përpara, këmbëngul burimi, sipas të cilit fushata të ngjashme në rrjetet e tjera sociale dhanë rezultate.

“Na kontaktoni”, përfundoi burimi. “Ndoshta njerëzit përreth jush nuk e duan të vërtetën. Ne e duam”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë