Euro 2020

Video/ Çekia është shumë Shik, gol nga 50 metra ndaj Skocisë

Ndeshjet e sotme kanë nisur me Skoci-Çeki, e vlefshme për Grupin D të Euro 2020. Kanë fituar çekët me një dygolësh të sulmuesit të tyre kryesor, Patrik Shik. Sigurisht, gjithë vëmendjen e ka marrë goli i dytë i tij, i shënuar nga mesi i fushës pak minuta pas nisjes së pjesës së dytë.

Shik gjuajti saktë me të majtën nga rreth 50 metra largësi. Ishte një goditje e befasishme sapo topi kaloi vijën e mesit të fushës, ndërkohë që portieri skocez mbeti i shtangur dhe përfundoi në rrjetën e portës së tij, në përpjekje të kota për të evituar golin. Sulmuesi çek kishte zhbllokuar rezultatin në fundin e pjesës së parë.

Me këtë fitore Çekia merr kryesimin e Grupit D, pasi ka golaverazh më të mirë se Anglia, që fitoi 1-0 ndaj Kroacisë ditën e diel. Patrik Shik po ashtu i bashkohet Romelu Lukakut në krye të listës së shënuesve më të mirë. Të dy kanë shënuar nga 2 gola në ndeshjet e para.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë