Kombetarja

Video/ Bushi shpall listën e Shpresave, i merr Rejës Çepelen, Mitajn dhe Muçin

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur sot listën e të grumbulluarve për dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Europianit, ato me Andorrën dhe Slloveninë, që zhvillohen përkatësisht më 7 dhe 11 tetor, të dyja në vendin tonë.

Në listë bie menjëherë në sy prania e tre futbollistëve të grumbulluar kohët e fundit edhe nga trajneri Edi Reja. Ata janë mbrojtësi Ramen Çepele, mesfushori Mario Mitaj dhe sulmuesi Ernest Muçi, i cili po paraqitet shumë mirë me Legian e Varshavës. Trajneri Bushi ka grumbulluar gjithashtu edhe sulmuesin e Vllaznisë, Mehdi Çoba.

Gjatë konferencës për shtyp, ku shpalli edhe listën, trajneri i kuqezinjve ka theksuar se kërkohet përqendrim maksimal në çdo ndeshje, edhe ndaj Andorrës, për të arritur objektivin. Shqipëria U-21 bën pjesë në Grupin G bashkë me Çekinë, Anglinë, Slloveninë, Kosovën dhe Andorrën. Në 2 ndeshjet e para, skuadra e Bushit ka mundur Andorrën 3-0 dhe ka humbur 4-0 me Çekinë. Kuqezinjtë mbajnë vendin e 4-t, me 3 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë