Futboll

Video/Bundesliga rinis me Haaland, Dortmund shkatërron Schalken

Rikthehet futbolli në Gjermani dhe Bundesliga zbulon një Borussia Dortmund në formë me protagonist, të zakonshmin, Erling Haaland. Verdhezinjtë shkatërrojnë Schalke 04, të mundur 4-0 në një derbi të luajtur me dyer të mbyllura, që u zhbllokua nga goli i 10 në 9 ndeshje i fenomenit norvegjez (29′). E bënë më sigurtë fitoren Thorgan Hazard (48′) dhe Raphael Guerreiro me një dopietë (45′ e 63′). Dortmund është -1 nga Bayern kryesues.

https://streamable.com/02haxi

Futbolli gjerman rinis nga Erling Haaland, dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Nga 29 shkurti deri më 16 maj: koha që iu desh Borussia Dortmund të rikthehej në Signal Iduna Park, dhe të siguronin një fitore në kampionat. Viktima kësaj here ishte Schalke 04, që u mposht në derbin e shumëpritur të Ruhr. Këtë herë gjithçka u zhvillua në një atmosferë të nderë, pa hequr dorë nga spektakli. Ndeshja u zhbllokua nga talenti norvegjez: i pari që shënoi pas ndërprerjes së gjatë të shkaktuar nga emergjenca shëndetësore dhe shpërthimi i pandemisë Coronavirus.

https://streamable.com/nudbbc

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë