Futboll

Video/ Broja tund rrjetën, galopim nga mesfusha dhe vjen kryevepra e radhës

Armando Broja shënon sërish siç di ai. Sulmuesi i Kombëtares ka tundur rrjetën në ndeshjen Southempton-Brentford, ku ka shënuar golin e tretë për skuadrën e tij pas pak nisjes së pjesës së dytë.

Një tjetër gol fantastik ky për futbollistin kuqezi, i cili ka marrë një pasim pa kaluar vijën e mesit të fushës, ka lënë prapa mbrojtësit kundërshtarë dhe përballë portierit nuk ka falur. Deri në atë moment rezultati ishte 2-1 dhe goli i Brojës i ka dhënë qetësi Southemptonit.

Ishte goli i 5-të në kampionat dhe i pari për vitin 2022. Sulmuesi 20-vjeçar i Kombëtares po përjeton një moment magjik me fanellën e “shenjtorëve” dhe shpresojmë që këtë formë të ketë edhe në ndeshjet me fanellën kuqezi. Broja e nisi ndeshjen titullar dhe u zëvendësua 12 minuta para fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë