Futboll

Video/ Broja për manual, gol spektakolar dhe penallti e fituar nga sulmuesi kuqezi

Gazeta Si – Që të të adhurojë Geri Nevill, duhet të kesh vërtet diçka speciale. Dhe Armando Broja është vërtet special. Sulmuesi i Southemptonit dhe Kombëtares shqiptare e ka treguar edhe sot, me një penallti të fituar dhe një gol për manual, duke qenë protagonist absolut në fitoren 3-1 ndaj Uest Hemit në ‘FA Cup’.

Broja u fut në fushë në fillim të pjesës së dytë, kur rezultati ishte 1-0, por Uest Hemi barazoi, duke e bërë të vështirë kualifikimin e Southemptonit. Për të zgjidhur gjithçka mendoi sulmuesi kuqezi. Broja fitoi penalltinë e golit të avantazhit, pasi fitoi me zgjuarsi një dyluftim shpejtësie me mbrojtësin kundërshtar.

Në kohën shtesë, sulmuesi i Kombëtares sonë ‘vulosi’ fitoren në 3-1 me një gol spektakolar, duke depërtuar me shpejtësi mes mbrojtësve të Uest Hemit dhe duke mposhtur portierin me një të djathtë precize.

Ishte thjesht një konfirmim i formës së jashtëzakonshme të Brojës, yllit kuqezi që gjithmonë e më tepër po bën për vete Anglinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë