Futboll

VIDEO/ Broja e nis me këmbë të mbarë në klubin e ri, shënon dopietë për holandezët

Armando Broja ka lënë aventurën në Angli teksa u aktivizua me Chelsea, ndërsa tashmë ka nisur një aventurë të re me skuadrën e Vitesse. Sulmuesi i kombëtares është aktivizuar për holandezët në ndeshjen miqësore  kundër Go Ahead Eagles. Skuadrat nuk luajtën me formacionet e tyre më të mira, pasi pati përzierje lojtarësh me të rinjtë.

https://streamable.com/9v3i1k

Vitesse shënoi katër herë në këtë sfidë, ndërsa dy gola u shënuan nga ana e shqiptarit si për të treguar se është në një formë të shkëlqyer, duke i dërguar një mesazh të qartë trajnerit Thomas Letsch.

Broja luajti vetëm 10 minuta dhe dy golat u shënuan në pjesën e dytë, në harkun e dhjetë minutave, 72 dhe 82. Sakaq, në muajin shtator pritet të vijë edhe debutimi me kuqezinjtë e Rejës, duke qenë se në grumbullimin e kaluar nuk mundi për shkak se përfaqësuesja kuqezi dështoi të zhvillonte miqësoret me San Marinon dhe Slloveninë në mars për shkak të koronavirusit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë