Futboll

Video/ Braziliani Hulk shënon me një silurë prej 120 km/h

Gazeta Si – Një fitore 3-0 pa shumë histori për Atletiko Mineiron në ‘Democratica Sl’. Ai që rrëmbeu skenën në këtë ndeshje është një emër shumë i njohur, sulmuesi Hulk. Ai jo vetëm shënoi 2 gola, por e bëri këtë në një mënyrë të veçantë.

Realizimet e ish-lojtarit të Brazilit erdhën nga goditjet e lira. Dy goditje magjike dhe të ndryshme mes tyre. Nëse e para ishte një miks mes forcës dhe precizionit, e dyta ishte një silurë e frikshme. Sipas ‘Give Me Sports’, topi i goditur nga Hulk arriti shpejtësinë 120 kilometra në orë.

Një predhë, që nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar, të cilit iu desh të dorëzohej për herë të dytë përpara së majtës së Hulk. Duhet thënë se edhe goditja e golit të parë arriti shpejtësinë 90 km/h.

Golin e tretë për Atletiko Mineiron e shënoi një tjetër emër i njohur, Paulinjo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë