Ka ndodhur

Video/ Biznes familjar me kanabis, çifti dhe djali e fshehën drogën në tualet

Gazeta Si – Një familje ka rënë në prangat e policisë në Gramsh, pasi janë kapur duke prodhuar dhe përgatitur për shitje lëndë narkotike, kanabis sativa.

Të arrestuarit janë Ilir Çoniku., 46 vjeç, Marjana Çoniku., 41 vjeçe (bashkëshortë) dhe Dejvi Çoniku, 23 vjeç (djali i tyre).

Nga pamjet e publikuara nga policia duket se familja nga Gramshi kishte fshehur kanabisin edhe në tualetin e shtëpisë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

“Gjatë kontrollit në dy banesa në përdorim nga kjo familje, në Gramsh, janë gjetur dhe sekuestruar 5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se janë prodhuar dhe përgatitur për shitje nga 23-vjeçari dhe prindërit e tij,” njoftoi policia.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dy banesave u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një sasi municioni luftarak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë