Gazeta Si – Mbrëmje magjike për mbrojtësin e Kombëtares, Berat Gjimshiti. Ai ka shënuar sot 2 golat e fitores për Atalantën ndaj Olimpiakosit në Ligën e Europës, duke u dhënë një leksion të mirë edhe sulmuesve. Mbrojtësi kuqezi i realizoi të dy golat brenda 3 minutash.
Olimpiakosi kaloi në avantazh me Soares në pjesën e parë. Atalanta përmbysi gjithçka në 2-1 në pjesën e dytë, falë Berat Gjimshitit. Lojtari i Kombëtares barazoi në minutën e 61-të, kur devijoi saktë me kokë një krosim nga goditja e këndit. Po në një goditje këndi 2 minuta më pas ai shënoi edhe golin e fitores, këtë herë me këmbë.
Ishte një ndeshje që Gjimshiti do ta mbajë mend gjatë, një mbrëmje në versionin e goleadorit, pasi një mbrojtësi nuk i takon shpesh të realizojë 2 gola brenda një 90-minutëshi. Vlerësimet për futbollistin shqiptar kanë qenë maksimale nga shtypi sportiv italian. Lajmi i interesimit të Interit, me sa duket, e ka frymëzuar mbrojtësin kuqezi.
Dygolëshit të futbollistit shqiptar i ka bërë jehonë edhe UEFA në faqen e saj, ku mbi foton e Gjimshitit shkruan: “Gjimshiti, heroi i Atalantës, dy gola brenda dy minutash!”
⚫️🔵 Atalanta hero Berat Djimsiti! Two goals in two minutes 👏#UEL pic.twitter.com/Ait8GWuaBq
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) February 17, 2022
Në Ligën e Europës luajti sot edhe Lacio, që humbi 2-1 në fushën e Portos. Tomas Strakosha ishte titullar për ekipin italian, kurse Elseid Hysaj u aktivizua si zëvendësues në 20 minutat e fundit të ndeshjes. Ja dhe rezultatet e mbrëmjes së sotme:
The Europa League is back with a bang! 💥
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) February 17, 2022
🔮 Predict which sides will make it through…#UEL pic.twitter.com/0Abe28l0VG
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




