Futboll

VIDEO/ Bayern Munich fiton Champions League për herë të 6, mposht 1-0 PSG

Bayern u kurorëzua në Lisbonë si mbreti i Evropës pasi fitoi me rezultatin 1-0 kundër PSG. Gjermanët kishin që nga vitit 2013 që e prisnin këtë moment dhe ia dolën falë golit të Kingsley Coman. Fitorja ndaj francezëve u dha atyre çmimin më të rëndësishëm të kontinentit, sukses që e arritën për herë të gjashtë në historinë e klubit.

https://streamable.com/q456ii

Finalja e Champions u ndez pak minuta, teksa një faull i Gnabry ndaj Neymar ka rritur dozën e nervozizmit, me Paredes që u konfrontua me lojtarin e Bayern, teksa arbtiri Orsato akordoi karton të verdhë. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0, ndërkohë në të dytën eksperienca e një klubi me eksperiencë në të tilla ndeshje si Bayern, krijoi diferencën. Bayern gjeti avantazhin në minutën e 57, me Coman, i cili me kokë goditi në mënyrë perfekte duke mposhtur ish-ekipin e tij.

Ndërkohë PSG edhe pse në minutat e fundit dominoi si në gjuajtjet në portë ashtu edhe në zotërimin e topit, nuk arriti që të bënte më shumë se sa të detyronte gardianin rival Manuel Neuer që të bënte pritje normale.

Për Flick ky është trofeu i parë si trajneri i bavarezëve, ndërkohë që në përfundim të takimit zhgënjimi ishte i dukshëm në fytyrat e francezëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë