Espanjoli është kualifikuar për në fazën e 1/8-ve të Kupës së Mbretit, por për ta bërë këtë gjë i është dashur të shkojë deri te penalltitë në fushën e Ponferadinës, pasi 120 minuta lojë përfunduan në barazim 1-1.
Keidi Bare ishte titullar në këtë ndeshje dhe qëndroi në fushë gjithë kohën, madje atij iu besua edhe penalltia e dytë, që fieraku i Kombëtares e shndërroi në gol. Espanjoli u kualifikua, pasi kundërshtari gaboi në 3 penallti.

Ishte një paraqitje e mirë për mesfushorin kuqezi, që duket se po kthehet në formën optimale fizike, jo më kot edhe nuk u zëvendësua nga trajneri në këtë ndeshje të fundit. Espanjoli ka nevojë për Baren më të mirë, një lojtar që lufton fort për çdo top në mesfushë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




