Gazeta Si – Pamje të frikshme vijnë nga futbolli kosovar. Barbarizëm nga ana e tifozëve të Gjilanit, të cilët janë futur në fushë dhe kanë dhunuar portierin e Ballkanit, korçarin Stivi Frashëri. Ai ka përfunduar në spital, pas goditjeve që mori në trup dhe në kokë nga shkelmat e tifozëve kundërshtarë.
Ishin sekondat e fundit të ndeshjes, kur Gjilani barazoi rezultatin me anë të portierit Ene Koliçi, që kishte dalë në ndihmë të sulmit. Ballkani, që drejtohet nga trajneri Ilir Daja, kishte shënuar që në fillim me Krasniqin.
Në momentin e festës për golin e barazimit, tifozët e Gjilanit pushtuan fushën dhe iu vërsulën portierit Stivi Frashëri, duke e shtrirë në tokë dhe duket e goditur me shkelma.

Ndeshja është konsideruar e ndërprerë dhe me siguri Federata e Futbollit të Kosovës do të marrë masa për këtë ngjarje. Reagimet pas ngjarjes ishin të shumta, ndërsa portieri Frashëri është transportuar për në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




